TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk ka asnjë lloj interesi për zgjedhjet në Amerikë.
Duke folur nga Fieri, pas aktivitetit që mbajti në Bylis, Meta tha se ai është shumë i fokusuar tek 25 prilli, datë kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe nuk interesohet për SHBA-në.
“Nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë interes të veçantë për zgjedhjet në Amerikë, as në të kaluarën dhe as tani. Përveç interesit që këto zgjedhje të forcojnë demokracinë amerikane. Përsa i takon raportit me Amerikën, ato janë raporte mes dy shteteve partnere që janë në kuadër të aleancës në NATO, partnere të rëndësishme që të forcohet lidhja trans-atlantike, NATO si aleanca më e rëndësishme për sfidat në botë. Unë jma fokusuar tek 25 prilli, nja datë vendimtare për Shqipërinë,”- tha Meta.