• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

TRUMP DHE BIDEN PËRPLASEN NË DISTANCË PËR COVID-19

16/10/2020
in Botë
0
Joe Biden dhe Donald Trump

Joe Biden dhe Donald Trump

Kandidati demokrat presidencial Joe Biden kritikoi të enjten atë që ai e quajti përgjigjen e nxitur nga “paniku” të Presidentit Donald Trump ndaj pandemisë së koronavirusit, ndërsa zoti Trump mbrojti menaxhimin nga ana e tij të një krize që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 217,000 amerikanëve.

Dy rivalët folën në dy takime të ndryshme me pyetje-përgjigje nga votuesit, që u mbajtën dhe u transmetuan njëkohësisht në rrjete të veçanta televizive, pasi një debat i planifikuar fillimisht për të enjten u anulua ndërpre pasi Trump kontraktoi COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Debati në distancë, ishte një kujtesë e zymtë për mënyrën se si është transformuar sezoni i fushatës nga një pandemi që ka nxitur më shumë se 18 milion njerëz të hedhin votat më shumë se dy javë para ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

Ish-nënpresidenti Biden, duke folur para votuesve në Filadelfia në televizionin ABC, fajësoi presidentin republikan se e kishte mbajtur të fshtehtë se sa vdekjeprurës ishte virusi që ka infektuar gati 8 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara, raporton VOA.

“Ai tha se nuk i tregoi askujt sepse kishte frikë se amerikanët do t’i kapte paniku,” tha Biden. “Amerikanët nuk përfshihen nga paniku. Ai u kap nga paniku.”

Aktiviteti në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Trump mbrojti si reagimin e tij ndaj pandemisë, ashtu edhe sjelljen e tij personale, përfshirë skenën e një aktiviteti në Kopshtin e Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, ku vetëm pak vetë mbanin maska ose praktikonin distancimin fizik, gjë që rezultoi në infektimin e shumë vetëve.

“Unë jam president – duhet të takohem me njerëz, nuk mund të rri në bodrum,” tha zoti Trump në televizionin NBC para një auditori të hapur votuesish në Majami, duke kritikuar në mënyrë të tërthortë zotin Biden që për disa muaj nuk bëri fushatë për shkak të pandemisë.

Presidenti Trump nuk iu përgjigj pyetjeve se kur ishte hera e fundit që kishte rezultuar negativ para se të merrte virusin, duke thënë se nuk e kujtonte me saktësi.

Zoti Trump, i cili ndërpreu në mënyrë agresive zotin Biden gjatë një debati kaotik dy javë më parë, ruajti të njëjtin ton luftarak, duke u përplasur shpesh me moderatoren Savannah Guthrie.

Ai tha se kishte “dëgjuar variante të ndryshme” rreth efikasitetit të maskave, edhe pse ekspertët e shëndetit publik të administratës së tij kanë thënë që mbajtja e tyre është thelbësore për të ndaluar përhapjen e virusit.

Presidenti nuk pranoi të denonconte QAnon, teoria e rreme e konspiracionit sipas së cilës demokratët janë pjesë e një rrjeti global pedofilie, duke lavdëruar së pari ata që e besojnë këtë teori se janë kundër pedofilisë, përpara se të thoshte se ai nuk dinte asgjë për lëvizjen.

Zoti Trump gjithashtu iu shmang pyetjeve në lidhje me një hetim të New York Times të dy dekadave të taksave të tij, të cilat ai ka refuzuar t’i lëshojë publikisht, megjithë për dekada me radhë presidentët e tjerë e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai u duk se konfirmoi raportin e gazetës se ai ka rreth 400 milionë dollarë borxhe, duke argumentuar se kjo shuma nuk ishte “asgjë” krahasuar me pasurinë e tij. Ai gjithashtu nuk e mohoi artikullin e gazetës se kishte paguar vetëm 750 dollarë taksa federale për të ardhurat gjatë vitit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse tha në një moment se shifrat e gazetës ishin “të gabuara”.

Një fluks i hershëm votimi

Debati i dytë presidencial ishte planifikuar fillimisht për të enjten mbrëma, por zoti Trump u tërhoq pasi organizatorët vendosën ta ndryshonin formatin në një debat virtual pas diagnozës së tij me COVID-19 dy javë më parë. Një debat përfundimtar vazhdon të jetë i planifikuar ende për më 22 Tetor në Nashville, Tenesi.

Presidenti Trump, i cili kaloi tre ditë në një spital ushtarak por që atëherë është kthyer në fushatë, po përpiqet të ndryshojë dinamikën e garës. Sondazhet e Reuters / Ipsos tregojnë se ish-nënpresidenti Biden ka një epërsi të konsiderueshme kombëtare, megjithëse përparësia e tij në shtetet vendimtare, është më pak e theksuar.

Në Karolinën e Veriut, një shtet shumë konkurrues, pati radhë të gjata të enjten ndërsa filloi votimi i hershëm prej më shumë se dy javësh, pas një pjesëmarrjeje rekord në Xhorxha dhe Teksas gjatë javës.

Rreth 18.3 milion amerikanë kanë votuar ose personalisht ose me postë deri tani, që përbëjnë 12.9% të votave të përgjithshme të numëruara në zgjedhjet e përgjithshme 2016, sipas Projektit të Zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara në Universitetin e Floridas.

Votuesit po përpiqen të shmangin radhët në Ditën e Zgjedhjeve për t’u ruajtur nga koronavirusi ndërsa infeksionet dhe shtrimet në spital vazhdojnë të rriten, por edhe për t’u siguruar që fletët e tyre të votimit do të numërohen. Shumë janë të shqetësuar se presidenti Trump do të sfidojë fletëvotimet e përdorura gjerësisht me postë, pas pretendimeve të tij të përsëritura pa prova se ato do të manipulohen.

Beteja për Gjykatën e Lartë

Dy kandidatët ishin të kujdesshëm në përgjigjet lidhur me Seancat në Senat për konfirmimin e gjykatëses Amy Coney Barrett, kandidatja e Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë. Republikanët duan që zonja Barrett të konfirimohet para zgjedhjeve, ndërsa kishin refuzuar ta bënin këtë për ish-kandidatin e ish Presidentit Demokrat Barack Obama në 2016, duke thënë se do të ishte e papërshtatshme në një vit zgjedhjesh.

Zoti Biden tha se ai nuk ishte “tifoz” i idesë së fryrjes së gjykatave, ideja e promovuar nga disa demokratë për të shtuar gjykatës për t’iu kundërpërgjigjur asaj që ata e konsiderojnë si një vend të vjedhur në gjykatë. Por ai nuk pranoi ta përjashtonte një mundësi të tillë pasi moderatori George Stephanopoulos këmbënguli, duke thënë: “Varet se si do të rrjedhin ngjarjet.”

Trump nuk pranoi të thoshte nëse do të donte që të shfuqizohej e drejta për abort, diçka që shumë studiues ligjorë besojnë se ka më shumë të ngjarë të ndodhë me konservatoren Barrett në gjykatë.

“Mendoj se ajo do të marrë një vendim të shkëlqyer,” tha ai. “Unë nuk i kam thënë se çfarë vendimi të marrë”.

1.5 miliardë dollarë

Në një tregues të vendosmërisë së demokratëve për të mposhtur PresidentinTrump, një fluks masiv fondesh është derdhur në arkën e partisë demokrate..

Organizata demokrate për mbledhjen e fondeve ActBlue tha të enjten se ka grumbulluar 1.5 miliardë dollarë online nga korriku deri në shtator, shuma më e madhe që kishte mbledhur ndonjëherë në një tremujor. Ndërsa platforma kryesore republikane për mbledhjen e fondeve WinRed tha të hënën se ajo kishte mbledhur 623.5 milion dollarë në të njëjtën periudhë.

Fushata e zotit Biden mblodhi 383 milion dollarë në shtator, duke vendosur një rekord të ri për një fushatë amerikane për të dytin muaj radhazi. Fushata e zotit Trump nuk i ka publikuar shifrat e saj mujore.

Të dy kandidatët po vizitojnë shtetet vendimtare këtë javë. Zoti Trump ka mbajtur tubime në Florida, Pensilvani dhe Ajova, ndërsa zoti Biden po udhëton në Ohajo dhe Florida.

Tags: debati presidencialdonald trumpjoe bidenshba 2020zgjedhjet ne shba
Previous Post

MOTI SOT/ RRESHJE SHIU GJATË GJITHË DITËS, PASDITJA SJELL KTHJELLIME

Next Post

GREQI/ NIS RINDËRTIMI I MURIT 27 KM NË KUFI ME TURQINË

Related Posts

Vjena “i bën dalje” BE-së/ Për vaksinat, bashkëpunim me Danimarkën e Izraelin

Vjena “i bën dalje” BE-së/ Për vaksinat, bashkëpunim me Danimarkën e Izraelin

04/03/2021
U konsiderua një sukses, por raketa e Elon Musk shpërthen pasi zbret në tokë

U konsiderua një sukses, por raketa e Elon Musk shpërthen pasi zbret në tokë

05/03/2021
Familja e Donald Trump po përpiqen të shesin një shtëpi në Florida për 49 milionë dollarë

Familja e Donald Trump po përpiqen të shesin një shtëpi në Florida për 49 milionë dollarë

04/03/2021
Rrëzohet helikopteri ushtarak turk, nëntë jetë të humbura

Rrëzohet helikopteri ushtarak turk, nëntë jetë të humbura

04/03/2021
Java e ngrohtë më e pazakontë e Europës thyen të gjitha rekordet

Java e ngrohtë më e pazakontë e Europës thyen të gjitha rekordet

04/03/2021
OKB: Mësimi në distancë ’emergjencë katastrofike arsimore’

OKB: Mësimi në distancë ’emergjencë katastrofike arsimore’

04/03/2021
Next Post
Foto ilustruese

GREQI/ NIS RINDËRTIMI I MURIT 27 KM NË KUFI ME TURQINË

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ulet avioni i parë në pistën e Aeroportit të Kukësit, Balluku: Ditë e shënuar!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Basha rikonfirmon premtimin për Teatrin Kombëtar: Do të ndërtohet aty ku ishte, siç ishte

Basha rikonfirmon premtimin për Teatrin Kombëtar: Do të ndërtohet aty ku ishte, siç ishte

05/03/2021
LIVE- Rama për Luljeta Bozon: Je në kohën dhe vendin e duhur!

LIVE- Rama për Luljeta Bozon: Je në kohën dhe vendin e duhur!

05/03/2021
E rrallë! Peshkatarët kapin peshkun ton 130 kg në detin Jon (FOTO)

E rrallë! Peshkatarët kapin peshkun ton 130 kg në detin Jon (FOTO)

05/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.