SHBA- Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të rikthehet në rrjetet sociale së shpejti. Dailymail shkruan se pas dëbimit nga rrjetet sociale për dhunën që ka nxitur në Capitol Hill, Turmp do të krijojë vetë një rrjet social për të përdorur.
Lajmin për këtë gjë e ka dhënë këshilltari i Trump, Jason Miller. Miller deklaroi se, Trump mund të kthehet në ‘botën online’ brenda dy deri në tre muajsh. Ende nuk dihet se si do të jetë rrjeti social i Trump, pasi nuk ka dalë asnjë e dhënë zyrtare. Por me siguri, kjo gjetje e Trump do të ndryshonte lojen për rrjetet sociale që e bllokuan Trump.
Për shkak të protestave që u mbajtën në 6 janar në Capitol Hill, dhe ‘mbështetjes’ që Trump u dha atyre, ai u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale që përdorte, duke filluar nga Tëitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe YouTube.