SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ‘ndryshoi’ mendje dhe mori vendimin të nënshkruaj marrëveshjen prej 2.3 trilionë dollarë, që përfshin paketën e ndihmës ekonimike prej 900 miliard dollarësh si paketë e pandemisë në SHBA.
Kjo paketë u miratua në Kongres, por Trump hezitonte ta nënshkruante pasi deklaroi se donte t’i jepte amerikanëve një më të madhe.
Ai e nënshkroi paketën para mesnate, para pak skadimit të përfitimeve për një numër të papunësh. Rrezikohej që në shkelje të afatit 12 milionë amerikanë të humbisnin këto përfitime. Gjithashtu edhe një mbyllje e qeverisë.
Këta punonjës të ndarë në dy kategori do kenë tashmë përfitime për 11 javë.