Ish-presidenti Donald Trump ka paditur televizionin CNN për shpifje dhe kërkon dëmshpërblim prej 475 milionë dollarësh. Padia është paraqitur në gjykatën federale në Fort Lauderdale.
Në padinë e ngritur në gjykatën federale në Florida, Trump pretendon se rrjeti amerikan i lajmeve ka nisur kohët e fundit një fushatë shpifjeje kundër tij, sepse ka frikë se ai do të kandidojë për president në 2024.
“Stacioni kabllor i lajmeve amerikane është përpjekur të njollosë ish-presidentin e SHBA-së me një seri etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të rreme dhe shpifëse si “racist”, si edhe e kanë krahasuar me Hitlerin”, pohuan avokatët.
Trump pretendon se CNN ka përdorur ndikimin e saj si një organizatë kryesore e lajmeve për ta mposhtur atë politikisht. CNN nuk pranuar të komentojë mbi padinë.
“Përtej çdo informacioni negativ në lidhje me paditësin dhe injorimit të të gjitha informacioneve pozitive rreth tij, CNN ka kërkuar të përdorë ndikimin e tij masiv, supozohet se është një burim lajmesh ‘i besuar’, për të shpifur mbi paditësin tek lexuesve të tij për qëllim për ta mposhtur atë politikisht”, thuhet në dosje.
Padia rendit disa raste në të cilat CNN duket se e krahason Trumpin me Hitlerin, duke përfshirë një raport special të janarit 2022 nga hosti Fareed Zakaria që përfshinte pamjet e diktatorit gjerman të shekullit të 20-të. Padia vjen në një kohë kur pasi ish-presidenti është vënë në hetim penal nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DoJ) për ruajtjen e të dhënave qeveritare në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida pas largimit nga detyra në janar 2021.