Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka refuzuar planin që parashikonte marrjen e vaksinës nga zyrtarët e lartë në Shtëpinë e Bardhë këtë javë. Zyrtarët thanë më parë se punonjësit e Shtëpisë së Bardhë pritet të marrin të parët vaksinën e Pfizer/BioNTech.
Presidenti Trump u shpreh se njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë mund ta marrin vaksinën më vonë në programin e përcaktuar për vaksinimin e popullsisë, përveç rasteve të veçanta. Sipas studimeve, vaksina siguron 95% mbrojtje nga Covid-19. Vaksinimi në të gjithë vendin pritet të nisë sot.