Ndonëse Joe Biden është shpallur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, ku me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, mori një total prej 290 votash elektorale, nga 270 që i nevojiteshin për të marrë Shtëpinë e Bardhë, nga ana tjetër ka ardhur reagimi i Donald Trump, i cili nuk e pranon humbjen dhe vijon akuzat se janë vjedhur votat.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump, shkruan se ka fituar zgjedhjet, sipas tij, duke marrë 71 milionë vota të ligjshme. Ai shton se vëzhguesit nuk janë lejuar në dhomat e numërimit, ku thekson se kjo s’ka ndodhur kurrë më parë. Ndërkaq thotë se miliona vletë-votime u janë dërguar njerëzve që s’i kanë kërkuar dhe se sipas tij janë vjedhur vota elektorale.
“71,000,000 Vota të ligjshme. Shifra më e lartë për një president. Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit. Fituam zgjedhjet, mora 71 71,000,000 vota të ligjshme. Gjërat kanë ndodhur pasi vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të shohin. Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Miliona fletëvotime postare u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar kurrë”, ka thënë Trump”
Presidenti, i cili ka kaluar ditë duke u përpjekur të minojë rezultatet e zgjedhjeve me akuza të pavërtetuara, u zotua të shtunën se do të vazhdojë përpara me një strategji ligjore që shpreson të rrëzojë rezultatet që i dhanë Biden fitoren në votimin e së martës.
Pasi Joe Biden shpalli fitoren e tij ndaj Donald Trump, ai iu drejtua kombit për herë të parë që kur zgjedhjet ishin në favor të tij të shtunën duke thënë: ‘Populli na ka dhënë një fitore të qartë’. Presidenti i ri 77-vjeçar u ngjit në skenën në Wilmington, Delaware pasi u prezantua nga Kamala Harris, nënkryetarja e tij, për t’u brohoritur nga një turmë që ishte futur për ta dëgjuar atë. Në fjalimin e fitores ai tha se është koha të rikthejë shpirtin e Amerikën.