Trupat ruse kanë pushtuar plotësisht ndërtesën e administratës shtetërore rajonale Kherson, ka raportuar në Facebook kreu i administratës, Hennadiy Lahuta.
“Ne nuk kemi hequr dorë nga detyrat tona. Stafi operativ rajonal, të cilin unë drejtoj, vazhdon të punojë dhe të trajtojë çështje urgjente për të ndihmuar banorët e rajonit. Ne jemi në pritje të ndihmës humanitare. Ju lutem mos u frikësoni”, shkroi ai.