Tiranë- Pas lajmit të keq për shqiptarët se Turqia nuk pranon më çartera spitalore nga vendet e tjera shqiptarët kanë gjetur destinacionin e dytë për t’u kuruar.
Vjena është vendi i dytë që pranon udhëtimet mjekësore nga jashtë vendit. Deri më tani ky shtet nuk ka pasur asnjë kundërshtim për qytetarët shqiptarë që duan të kurohen nga virusi në spitalet atje.
Turqia i ka mbyllur derën të gjithë pacientëve nga vendet e tjera që mund të kërkojnë të kurohen në spitalet turke. Vendimi sipas mediave turke vjen pas një shkrimi për numrin e lartë të pacientëve me COVID që vijnë në Turqi, duke zënë shtretërit që mund të përdoreshin nga turqit.