SHBA- Një nga platformat më të njohura në botë, Twitter ka marrë një vendim drastik për ish-presidentin Trump, i cili e ka humbur plotësisht të dejtën për të pasur akses në këtë platformë sociale. Pasi vendosi të bllokojë përfundimisht llogarinë e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në muajin janar për nxitje të vazhdueshme të dhunës.
Drejtori financiar i kompanisë “Twitter”, Ned Segal, u shpreh se Trump nuk do lejohet të hapë një llogari në këtë rrjet social edhe nëse kandidon sërish për president të SHBA-ve.
“Sipas rregullave tona, kur përjashtoheni nga platforma, ju përjashtoheni përfundimisht, pavarësisht nëse jeni një komentator, një drejtor financash, një ish apo politikan aktual”, tha Segal.
Rikujtojmë se më 8 janar, presidenti Trump bëri dy postime në Twitter, të cilat kishin përmbajtje që paraqisnin shkelje të politikës së nxitjes së dhunës, një nga rregullat parimor të kësaj platforme.