Fier- Gëzim Gjyrdyku, 50-vjeçari që u aksidentua mëngjesin e sotëm në një aksident të rëndë që i mori jetën ishte babai i 3 fëmijëve ai punonte si roje natën në një subjekt privat dhe ishte kthyer puna kur biçikleta e tij është përplasur nga një makinë.
Familjarët dëshmuan se po e kërkonin dhe e gjetë të pajetë në një kanal. Pranë trupit të tij është gjetur edhe një pjesëz që ka mbetur nga automjeti që dyshohet se e ka përplasur.
Policia është vënë në ndjekje të shoferit të automjetit. Janë marrë kamerat e sigurisë nga bizneset në zonë. Ndërkohë banorë të zonët kanë deklaruar se ky segment rrugor paraqitet mjaft i rrezikshëm për shkak se mungojnë barrierat mbrojtëse, mbikalimet dhe nënkalimet