Lezhë- Një 50-vjeçare e arrestuar rreth dy muaj më parë nga policia pas pretendimit se në servisin e përshtatur si banesë u gjet 1.2 kg kokainë, është liruar nga paraburgimi.
Burime bëjnë me dije se vendimi për lirimin e Vera Prekës ka ardhur pas kërkesës së prokurorisë, pasi nga hetimet ka rezultuar se lënda e gjetur nuk ishte kokainë. Nga ekspertimi dhe ekzaminimet që janë kryer nga grupi hetimor ka rezultuar se materiali i gjetur në dhomën ku jetonte Preka është lidokainë, lëndë e cila nuk gjendet e në tabelën e lëndëve narkotike të ndaluara me ligj.
Por çfarë është lënda që u gjet në banesën e 50-vjeçares: Lidokadina bën pjesë në grupin e anestezistëve lokalë. Ajo ul përshkueshmërinë e membranës së qelizave nervore për Jonet Na+ dhe lidhet në mënyrë konkurruese me kalçiumin. Ajo frenon lindjen dhe përçimin e impulsit në të gjitha llojet e fijeve nervore-ndijimore, motorike dhe autonome.