Detajet nga arrestimi i ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi janë bërë publike ditën e sotme. ‘Balkanweb’ raporton se ai ka shpallur procedurën e tenderit të 2018-ës përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.
Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.