Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë tre persona të cilët u arrestuan gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.
Në bazë të argumentit të avokatit Ledjo Nuraj, Gjykata vendosi lirimin e tre të arrestuarëve Vilson Kulemani, Robert Pashnjari dhe Altin Koçi me masën detyrim paraqitje. Prokuroria nuk arriti të provonte mbajtjen e tyre në masën e arrestit të shtëpisë dhe atë me burg.