Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se goditi me thikë 37-vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës. Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën. Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e 37-vjeçares shqiptare ishte një ‘një gjest i çastit dhe i pamotivuar’’.
Ajo ndërroi jetë para se ambulanca të mbërrinte në vendngjarje.