Vlorë- Momentet kur makina tip ‘Benz’ e Benjamin Bezhanit largohet nga vendngjarja.
Vlorë- Benjamin Bezhani, 27-vjeçari i cili u ekzekutua me disa plumba në qytetin e Vlorës, ishte duke u kthyer në shtëpi në momentin që i është bërë atentati.
Benjamin Bezhani u gjeti i vdekur brenda makinës së tij dhe ishte një kalimtar ai që ka lajmëruar policinë. Ai është ekzekutuar në momentin që ka hyrë në një rrugicë, që e drejton për në fshat, pasi autorët i kishin ngritur pritë.
Burimet bëjnë me dije se Benjamini ishte kthyer nga Italia në Shqipëri pak ditë më parë.
Në video momenti kur largohet makina e 27- vjeçarit