Poshtë urës së Rrogozhinës është gjetur makina e autorëve të atentatit të Bledar Muçajt. Bëhet fjalë për një makinë “Golf”, blu të errët, e cila është shkrumbuar totalisht. Pikërisht poshtë urës autorët i ka pritur një makinë tjetër.
Në këtë zonë bizneset janë të panumërta, 20 deri në 30 që kanë kamera sigurie dhe që mendohet se i kanë filmuar lëvizjet e autorëve. Kamerat janë sekuestruar nga autoritetet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.Lojtës Videosh