Tirana dhe Liridon Latifi gjithmonë e më larg. Edhe pse është folur për një afrim të futbollistit te bardheblutë gjatë gjithë kësaj kohe, duket se shuma që kërkon Latifi ka bllokuar bisedimet.
Lojtari i krahut të djathtë ka kërkuar një rrogë mbi 100 mijë euro, ndërsa Tirana nuk është e gatshme që të paguajë kaq shumë dhe një gjë të tillë ia ka bërë me dije lojtarit.
Palët kanë diskutuar gjatë dhe duket se janë larguar, duke mos llogaritur ndonjë ulje drastike të lojtarit që dikur ka luajtur me Skënderbeun.
Një tjetër problem ka qenë mënyra e tij e lojës, me Latifin që nuk garanton shumë në fazën mbrojtëse.
Lojtari i lindur në Kosovë prej katër vitesh po aktivizohet në Hungari me skuadrën e Pushkashit, por paraqitjet dhe statistikat nuk janë nga ato që edhe vetë lojtari shpresonte t’i kishte.