Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në rrugën ”Don Bosko” në Tiranë pasi u vetëhodh nga kati i 3-të i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:55 dhe mësohet se 30-vjeçarja është hedhur nga banesa ku jetonte.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet që kanë çuar në këtë akt të rëndë.