GREQI-Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos , i cili po kurohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv të “Evangelismos” në Greqi, pritet të rikethet në Shqipëri.
Sipas mendive të huaja, gjendja e tij shëndetësore e Janullatosit është përmirësuar dhe ai mund të largohet nga spitali, pasi prej më shumë se 12 ditësh ishte infektuar nga pandemia e koronavirusit.
Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos u infektua me koronavirus më 11 nëntor.
Gjendja e tij u përkeqësua dhe u transportua me urgjencë në Greqi me avion ushtarak për ndihmë të specializuar mjekësore. Pas trajtimit të marrë në spitalet fqinje, gjendja e tij u përmirësua.