Vokalistja e grupit Asonance, Hana Horka ka ndërruar jetë pasi u infektua qëllimisht me Variantin Delta.
Lajmi u konfirmua për mediat nga djali i saj Jan Rek i cili akuzoi skeptikët ndaj masave kundër pandemisë që rrethonin të ndjerën, që sipas tij e kishin bindur se sëmundja do të kalonte vetë.“Ajo vendosi të vazhdojë të jetojë normalisht me ne dhe preferoi të kapte sëmundjen sesa të vaksinohej”, u shpreh i biri. Sipas mediave, këngëtarja u infektua për të marrë një leje shëndetësore për ta lejuar atë të vizitonte saunën dhe teatrin.