GJIROKASTËR– Policia ka arrestuar një 23 vjecar pasi është kapur duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij tip ‘Benz’.
Shtetasi K.Z i cili është banues në Gjirokastër u kap në flagrancë në vendin e quajtur ‘Kthesa e fshatit Grapsh’. I riu po transportonte emigrantët drejt Tiranës kundrejt fitimit me mjetin e tij të cilin ia sekuestruan.
Njoftimi i policise:
U kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohet një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim ne Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Grapsh”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Benz”, tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.