Një 26-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi u kap me pasaportë të falsifikuar. Gjatë procedurës së regjistrimit në dalje të RSH-së, të shtetasit kosovar V. R., forcat policore konstatuan se pasaporta e paraqitur nga ky shtetas ishte e falsifikuar. Për këtë arsye i riu është vënë në pranga.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta.