Një shqiptar është prangosur në aeroportin e Prishtinës pasi është kapur duke tentuar të udhëtonte me leje qendrimi falsio.
Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga Policia e Shtetit, shqiptari kishte siguruar një leje qendrimi greke, e cila është falsifikuar.
Njoftimi i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte prezantuar pasaportën e R. Shqipërisë, të vendosur një leje qëndrimi të Shtetit të Greqisë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.