Mbrëmjen e kaluar 50 klandestinë kanë rrezikuar të mbyten pasi mjeti ujor i tyre ka pësuar avari. Kanë qenë emigrantët të cilët kanë marrë sallën operative duke kërkuar ndihmë dhe menjëherë në ndihmë të tyre kanë shkuar Roja bregdetare, policia e shtetit dhe Guardia di Finanza.
Me vështirësi emigrantët janë arritur të shpëtohen të gjithë dhe të hipën në mjetin e Rojës Bregdetare dhe janë transportuar për në portin e Vlorës.
Shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit të Vlorës. 16 persona morën ndihmë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10-vjeçare.
Disa paraqesin djegie për shkak të benzinës në trupin e tyre sepse në dëshminë e dhënë kanë treguar se kanë qëndruar mbi 3 orë në det dhe benzina që gjendej në bidona derdhej herë pas herë si pasojë e dallgëve. Policia krehu zonën në kërkim të trafikantëve por asnjë prej tyre nuk është arritur dot të kapet. Vet ata janë shprehur se destinacion kanë pasur Italinë dhe se shuma që është paguar është rreth 2000 euro.