• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

U liruan masat për Vitin e Ri, rriten rastet e reja me Covid-19 pas festimeve

10/01/2022
in Aktualitet
0
U liruan masat për Vitin e Ri, rriten rastet e reja me Covid-19 pas festimeve

Fotografitë nga grumbullimet e fundvitit, si me shoqërinë, ashtu dhe me kolektivin e punës ishin mbizotëruese në rrjetet sociale në javën e fundit të 2021, teksa rregullat për distancimin social apo mbajtjen e maskës ishin pothuajse jo ekzistente në vend, në ambiente publike e transport urban. Tashmë këto festime e grumbullime ua kanë lënë vendin vizitave në klinika për të bërë testin e Covid, apo te mjeku për t’u kuruar për pasojat.

“Pas një periudhe shumë të qetë, për një ditë u gdhi e gjithë Tirana e sëmurë”, thotë Petrit Malaj, mjek pneumolog, që indikatorin e parë të përhapjes së sëmundjes ka numrin e telefonatave që merr çdo ditë nga pacientët.

Edhe të dhënat e klinikave private tregojnë se nga tendenca e ngadalësimit të përhapjes të infeksionit Covid-19 në muajin dhjetor, pas festimeve të Krishtlindjeve në vend ka nisur shtimi i rasteve të reja pozitive. Pozitiviteti i rasteve të reja nuk ka ndalur rritjen edhe në ditët e para të muajit janar. Sipas të dhënave të rrjetit laboratorik “Intermedica” për “Monitor”, nga një mesatare prej 87 rastesh të reja u zbuluan çdo ditë midis 27 dhe 31 dhjetorit, rreth 72% më shumë se mesatarja e periudhës 21-25 dhjetor. Tendenca rritëse e pozitivitetit të testimeve të kryera ka nisur nga data 27 dhjetor 2021, pas festimeve të Krishtlindjeve. Nga 1,113 testime (PCR+rapid test), rreth 9% e tyre ishin pozitive. Rritja e rasteve pozitive vijoi edhe ditën tjetër ku nga 1,224 testime rreth 10% e tyre rezultuan pozitive. Për muajin e kaluar, rekordi i rasteve pozitive me Covid-19 u regjistrua më 30 dhjetor. Nga 826 testime të kryera rreth 14,5% e tyre rezultonin pozitive. Edhe këto ditë të para të muajit janar, rastet pozitive rezultojnë me rritje. Krahasuar me muajin dhjetor, rritje kanë shënuar edhe testimet, sidomos testimet e shpejta.

Për këtë vit, shtimi i rasteve pozitive nis që nga janari 2 janari ku nga 1,642 teste të kryera 10% e tyre ishin pozitive. Rastet pozitive kanë qenë me rritje edhe në ditët në vijim. Më 3 janar janë kryer 1,904 testime dhe 14,5% e tyre ishin pozitive. Rekordi i rasteve pozitive është shënuar në 4 janar, ku nga 1,978 testime 15,7% e tyre ishin pozitive. Mjekët shpjeguan më herët se arsyet kryesore të rritjes të infektimeve ishin heqja e kufizimeve të lëvizjeve në festat e fundvitit, ardhja e emigrantëve, prania e variantit Omicron që ka intensitet të lartë të përhapjes dhe ulja e mbrojtjes nga të dyja dozat e vaksinave.

Administratori i rrjeteve laboratorike, mjeku anestezist Vasil Llajo tha se kurba e infeksionit parashikohet të shënojë rënie në fillim të muajit shkurt, pasi të ketë përfunduar efekti i festave të fundvitit për shtimin e rasteve pozitive. Nga rrjeti i laboratorëve “Intermedica” (në Tiranë janë 21 pika) për muajin janar 2021 janë kryer 10,178 tamponë dhe 6% ishin pozitive. Në muajin shkurt u kryen 12,654 dhe 11.8% dolën pozitivë. Për periudhën gusht-dhjetor, nga totali i testimeve të kryera, pozitive me Covid-19 rezultuan 9% e tyre.

Marrë nga Monitor.al

Tags: covid 19festat e fundvititrritja e rasteveviti i ri
Previous Post

6 mijë gjoba në një javë, policia rrugore e Tiranës arreston 28 drejtues mjetesh

Next Post

SHBA i bën thirrje Rusisë për ulje tensionesh

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
SHBA i bën thirrje Rusisë për ulje tensionesh

SHBA i bën thirrje Rusisë për ulje tensionesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.