Ditën e sotme në fshatin Vidhisht të Roskovesit po zhvillohen dy ceremoni mortore. Xhevahir Hoxha dhe Merushe Hazizin po prehen sot në banesën e fundit pas tragjedisë që ndodhi ditën e djeshme. Familja e Merushes ka hapur dyert e mortit. Nusja që u vra nga vjehrri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat pranë familjes së saj në fshatin Suk 1. Në njoftimin për ceremoninë mortore bie në sy mungesa e fotos së 30-vjeçares. Ceremonia mortore e viktimës është kryer në heshtje të plotë, me pak njerëz.
Faton Hoxha zgjodhi që të mos ishte prezent në ceremoninë e partneres, por tek i ati, i cili nuk ishte dakord për lidhjen me Mirushen.
Te ceremonia e kësaj të fundit prezent ishin edhe fëmijët.