BULQIZË– 10 persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen për tubime të paligjshme. Mësohet se personat janë të moshave 17-24 vjeç, dhe kanë organizuar tubim të paligjshëm më datë 9 dhjetor.
Të dhjetë të proceduarit, janë mbledhur në Bulqizë më datë 9 dhjetor dhe protestuan pas vrasjes së Klodian Rashës. Ata u mblodhën para komisariatit dhe nuk ju bindën efektivëve për tu shpërndarë.
Dje u zhvillua dita e pestë e protestës pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Marshime pati edhe në qytete të tjera përveç kryeqytetit. Për më shumë se dy orë, protestuesit kërkuan largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Ata marshuan nga kryeministria, tek Ministria e Brendshme e më pas shkuan tek Drejtoria e Policisë ku u pritën me gaz lotsjellës. Si pasojë e përpasjeve, u plagos një efektiv policie.