LEZHË– Polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e 10-vjeçarit, S. Laska, i cili një ditë më parë u mbyt në lumin Fan të fshatin Shturngaj të Miditës. Kërkimet po bëhen nga polumbarët e Forcave RENEA të mbështetur edhe nga policia e zjarrfikësja, teksa për fat të keq deri më tani nuk kanë arritur që të bien në gjurmët e 10-vjeçarit.
Fëmija u mbyt mbrëmjen e djeshme, i cili u fut në lumë për të marrë topin që i kishte rënë, por për fat të keq e mori rrjedha e ujit.
Familjarët nisën kërkimet vetë, por pa rënë në gjurmët e tij, teksa polumbarët për shkak të errësirës e kishin të pamundur që të nisnin dje punën për të gjetur 10-vjeçarit, prandaj operacioni u shty për mëngjesin e sotëm.