Elbasan- Josif Kavaja, 45-vjeçari që terrorizoi me armë policinë përgjatë orëve të natës së djeshme është dërguar në spitalin e Kirurgjisë në Elbasan pasi në momentin e arrestimit të tij ka pasur shkëmbim zjarri me policinë.
Këto janë momentet kur ai është marrë me karrige me rrota nga bluzat e bardha dhe është futur në ambientet e spitalit.
Siç duket edhe nga pamjet e spitalit, efektivët e Policisë së Shtetit dhe reparti i “Shqiponjave” kanë “blinduar” derëm e repartit të Kirurgjisë. Deri më tani është njoftuar se Kavaja është jashtë rrezikut për jetën.