Policia e Korçës ka goditur një rast të trafikut të emigrantëve nga vendet e linjës drejt BE-së kundrejt shpërblimit. Një person u arrestua pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë. I arrestuari është S. B. 40 vjeç, banues në Kavajë.
Policia thotë se ai u konstatua nga SHÇBA-së në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.