Reagon Voltana Ademi pasi u procedua penalisht nga policia si një prej organizatoreve të protestës së një dite më parë në Shkodër, ku edhe u dogj selia e PS.
Kryebashkiakja e hedh të gjithë përgjegjësinë për dhunën e djeshme tek mosreagimi i policisë.
“Policia Bashkiake ka qënë në punë, protestat janë të ligjshme, unë kam lëvizur me qytetarët nga posta deri te sheshi, qytetarët kanë vepruar në mënyrën më korrekte. Nuk di kush i organizoi ato sulme. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë.
Kërkoj të hetohet çdo gjë që ndodhi dje. Vijoj të akuzoj Policinë e Shtetit për mos reagim, nuk e kuptoj pse policia duhet të vepronte pas 40 mintash”,- tha ajo.
Procedimin penal, kryebashkiakja e cilësoi sulm politik ndaj saj.