Detaje të reja lidhur me vrasjen e një personi rreth 25-vjeç në Babicë të Vlorës janë zbardhur. I riu, që u qëllua me një plumb në kokë, është gjetur i vdekur në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”. Sipas të dhënave paraprake kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35. Viktima që është ende i paidentifikuar nuk kishte me vete asnjë kartë identifikimi, ndërsa makina rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana.