Presidenti i Francës, Emannuel Macron ka reaguar për herë të parë pasi u qëllua me shuplakë nga një qytetar në një vizitë zyrtare në juglindje të vendit.
Macron për gazetën ‘’Dauphiné Libéré’’ deklaron se është mirë dhe ngjarja ishte e izoluar.
Ai kërkon që nuk duhet lejuar që këto ngjarje me individë ultra të dhunshëm të kapin debatin publik pasi nuk e meritojnë.
“Unë jam mirë. Ne duhet ta vendosim në perspektivë këtë incident, i cili mendoj se është një ngjarje e izoluar. Le të mos lejojmë që ngjarjet e izoluara, individë ultra të dhunshëm të kapin debatin publik ata nuk e meritojnë atë “– tha Macron.