Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Bëhet fjalë për shtetasin Etion Joka, ish-kandidat për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 qershorit. Ky i fundit u shpall në kërkim pasi dosja i kaloi SPAK, fill pasi u shfaq në një vide duke dhënë para në këmbim të votës.
“Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.