Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi u shpall non-grata nga htetet e Bashkuara të Amerikës dhe DASH e futi në listën e zezë. Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha e konsideron pa asnjë bazë konkrete këtë vendim dhe kërkon që SHBA-të të publikojnë çdo fakt apo dokument që administrate e tyre disponon për të argumetuar pretendimin e tyre mbi të. Ish-kreu i qeverisë shton me siguri se as ai dhe asnjë nga pjesëtarët e familjes Berisha nuk kanë qenë nën akuzë për korrupsion apo abuzim me fondet publike nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.
Berisha përmend edhe arritjet në kohën e qeverisë së tij teksa shkruan se ai ia doli që Shqipëria të anërtarësohej në NATO e të liberalizoheshin vizat. Për ish-kryeministrin mirënjohja ndaj SHBA-ve do të mbetet gjithmonë e pakufishme edhe pas këtij vendimi të marrë duke i ndaluar shkeljen në tokën e SHBA-ve. Berisha shton se ai ka denoncuar më shumë se kushdo tjetër kartelet e drogës, korrupsionin e krimin e organizuar në Shqipëri si dhe multimiliardierin George Soros, që e konsideron si korruptorin më kryesor të politikanëve të sotëm.
“Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane. Sinqerisht Sali Berisha!”- shton ish-kreu i qeverisë në fund të reagimit.
Reagimi i plotë:
Zoti Sekretar! Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne Tëitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA. Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon. Gjate 30 viteve ne politike nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni. Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter. Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi. Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA. Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim. Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve. Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.
Zoti sekretar! Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato. Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi. Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise. Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim. Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar. Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane. Sinqerisht Sali Berisha!
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.