• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

U tall me Ronaldon, historia e videos virale të 9-vjeçares marokene

17/12/2022
in Sport
0
U tall me Ronaldon, historia e videos virale të 9-vjeçares marokene

Një vajzë e vogël marokene që tallte Cristiano Ronaldon ka qenë kudo në mediat sociale që pas humbjes së Portugalisë ndaj Marokut. “Poor Ronaldo” (I shkreti Ronaldo) është bërë kryefjalë e FYP në TikTok, Twitter, Instagram.

Gjithçka filloi kur Ronaldo dhe Portugalia u larguan nga ‘Kupa e Botës’ më 10 dhjetor pasi humbën përballë Marokut. Në një intervistë virale pas ndeshjes, tifozët e Marokut u dëgjuan duke thënë: “Aeroporti është këtu”, ndërsa të tjerët bërtisnin me sarkazëm: “Ku është Ronaldo?” Megjithatë, vajza e vogël nuk tregoi mëshirë ndaj lojtarit 37-vjeçar, duke thënë: “Aeroporti i Portugalisë është këtu. Dhe ku është Ronaldo? Ai po qan në makinën e tij. I gjori Ronaldo”.

Videoja shpejt doli jashtë kontrollit nga fansat e Ronaldos por jo vetëm duke treguar se lojtarët francezë si Kylian Mbappé do t’i tregonin asaj se kush është shefi gjatë ndeshjes Francë-Marok që u luajt mbrëmjen e djeshme.

Ja disa nga komentet: “Ky fëmijë është kaq i bezdisshëm bruh. Mbappe do të çmendet kundër Marokut”, “Kjo ndryshon krejtësisht pikëpamjen time për marokenët. Egoja juaj do të jetë shkatërrimi juaj”, dhe “Kur Kylian t’i mundë, dua të shoh reagimin e saj”.

Një personazh i famshëm në mediat sociale, iShowSpeed, ka reaguar ndaj videos së vajzës. Dikush postoi reagimin e tij në TikTok dhe mori mbi 22 milionë shikime. 

Videoja më virale është një editim që tregon Kylian Mbappé pas videos së të voglës. Meqenëse Maroku fitoi ndaj Portugalisë, ata u përballën me Francën në gjysmëfinale. Mbappé është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë, dhe fansat pretendonin që ai të eleminonte Marokun. 

Së fundmi në mediat e huaja është shfaqur një mesazh në audio nga nëna e vajzës e cila kërkoi falje në emër të 9-vjeçares. E ëma tha se vajza nuk e di kush është Ronaldo dhe thjesht po thoshte çfarë thanë fansat e tjerë marokenë. Ajo shprehet se vajza është në gjendje të rënduar psikologjike dhe u lutet njerëzve mos ta shpërndajnë më videon.

“Ajo tani po kalon një gjendje shumë të vështirë psikologjike dhe deri në pikën që refuzon të hajë apo të flasë për shkak të komenteve. Ju siguroj se vajza ime nuk kishte për qëllim të ofendonte lojtarin, Cristiano Ronaldo, sepse ajo nuk di asgjë nga futbolli. Ajo vetëm po përsëriste atë që po dëgjonte rreth saj. Ajo është ende e re, është nëntë vjeç dhe donte të shprehte gëzimin e saj, por për fat të keq, ajo ishte viktimë e rrjeteve sociale. I kërkoj falje të gjithë fansave të Cristiano Ronaldos për atë që ndodhi. Ju lutem konsiderojeni si motrën tuaj më të vogël sepse ajo nuk e kishte seriozisht atë që thoshte”.-thuhet në mesazhin e saj.

Tags: cristiano ronaldokampionati i boteroritmarok portugali
Previous Post

Messi-Mbappe përplasen në finale, dy yjet e PSG premtojnë luftë totale

Next Post

Çfarë ndodh pas aplikimit për anëtarësim? Rasti i Kosovës i ndërlikuar, 5 shtete nuk e njohin pavarësinë

Related Posts

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

Granit Xhaka vlerësohet si ‘Futbollisti më i mirë në Zvicër’

28/01/2023
Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

Përballja Ronaldo- Messi, kjo është shuma që do të fitojë PSG nga miqësorja me Arabinë Saudite

17/01/2023
Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

Brenda ‘kështjellës’ marramendëse ku po qëndron Ronaldo dhe familja e tij në Arabinë Saudite

14/01/2023
Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, prezantohet sot braziliani Sylvinho

09/01/2023
Real Madrid gati ‘të thyejë’ merkaton, përgatit 1 miliard euro për Kylian Mbappe

Pas Botërorit, rikthehet futbolli europian

31/12/2022
Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

Messi, Ronaldo dhe klubi i Santos mesazhe ngushëllimi për Pele! E gjithë bota e futbollit në zi

30/12/2022
Next Post
Çfarë ndodh pas aplikimit për anëtarësim? Rasti i Kosovës i ndërlikuar, 5 shtete nuk e njohin pavarësinë

Çfarë ndodh pas aplikimit për anëtarësim? Rasti i Kosovës i ndërlikuar, 5 shtete nuk e njohin pavarësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.