Biznesmeni Albert Allmuça u vetëdorëzua në komisariatin nr.2 në Tiranë pasi u shpall në kërkim nga Policia, për ngjarjen e rëndë te ish-Parku. Por mediat raportojnë se biznesmeni mohon të ketë lidhje me ngjarjen, apo të ketë qenë i pranishëm në konflikt.
Newsbomb.al, shkruan se familjarë të Allmuçës kanë kontaktuar me portalin dhe thonë se i afërmi i tyre është prej ditësh në shtëpi, i izoluara, për shkak të Covid-19.
I njëjti version konfirmohet edhe nga burime të Dosja.al, që thonë se Allmuça nuk e ka pranuar autorësinë e plagosjes së biznesmenit Sino Llanaj, rojes dhe kalimtarit.
Albert Allmuça, ish-ortaku i Sino Llanajt është vetëdorëzuar në polici disa orë pas përplasjes me armë zjarri te zona e ish- Parkut.