Gruaja në fotot e siguruara nga ‘Balkanweb’ është Klarita Ismalaja, viktima e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaja.1 / 2
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Artan Ismalaj e vrau bashkëshorten brenda mjetit “Ford” që ishte në pronësi të çiftit të parkuar në oborrin e një stalle lopësh.
Artan dhe Klarita Ismalaja, banues në Tiranë dhe një çift sipas të afërmve nuk kishin as probleme janë nisur sot drejt Krujës. Kur kanë mbërritur në Bubq, 51-vjeçari ka futur makinën e tij në oborrin e një stalle lopësh, duke ndjekur pas një kamion që kishte ushqime për kafshët. Më pas ai e ka vrarë për vdekje të shoqen.