DURRËS- Gjendet i mbytur Silvi Prifti.
32-vjeçari është zhdukur ditën e 28 nëntorit, pasi u largua nga banesa e tij për të peshkuar me pushkë deti në zonën e Currilave. Prifti nuk u kthye në banesë, pasi doli nga shtëpia me veshjen e zhytësit për të peshkuar.
Sipas familjarëve, i riu i kishte njoftuar se do të shkonte me miqtë e tij për të gjuajtur oktapodë, por nuk u kthye më, duke shtuar dyshimet se është mbytur.
Njoftimi nga policia
Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull. Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen. Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.