Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur para një lokali pranë shkollës “24 Maji”, ku një person ka qëlluar në ajër.
Mësohet se disa persona janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja ka edhe karrige të thyera që dyshohet të jenë përdorur nga të përfshirët në konflikt Policia ka mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit që ka qëlluar me armë.
Ndërsa janë shoqëruar dy persona që kanë qenë dëshmitarë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
“Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,njofton policia.