Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar ngritjen e nje komisioni parlamentar për të hetuar pretendimet për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të UçK-së. Kjo nisëm vjen pas debateve të ditëve të fundit në media e më gjerë për një çështje tejet të rëndësishme për opinionin publik, vendas dhe të huaj në lidhje me raportin e Dick Marty-t, të paraqitur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kërkesa e plotë:
OBJEKTI: Kërkesë për krijimin e një komisioni të posaçëm
BAZA LIGJORE: Neni 77, pika 1 e Kushtetutës, neni 24 i Rregullores së Kuvendit
I nderuar Z. Kryetar
Nisur nga debatet e ditëve të fundit në media e më gjerë për një çështje tejet të rëndësishme për opinionin publik, vendas dhe të huaj në lidhje me raportin e Dick Marty-t, të paraqitur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”), mbi të cilin është miratuar Rezoluta 1782 (2011) e APKiE “Investigime të pretendimeve për trajtim cnjërëzor dhe trafik të paligjshëm organesh njerëzore në Kosovë”, proces ky i nisur që me mocionin për një rezolutë datë 15.04.2008, Dok. nr. 11574, paraqitur nga anëtari i APKiE në atë kohë, Konstantin KOSACHEV, përfaqësues i Federatës Ruse, Grupi Europian Demokrat, dhe duke marrë shkas nga:
– shënimet e këtij raporti rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kososvës (“UÇK”);