Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj televizionit kombëtar Top Channel, per disa krinika që akuzojnë Bashën, ne lidhje me UÇK-në. PD i quan Deklarata të fabrikuara në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve.
“Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Williamson. Deklaratat e rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë”
Kryeministri Edi Rama, reagoi për akuzat e Lulzim Bashës se ai po fabrikon Lajme në Top Channel. Në twitter Kryeministri shkruan se akuzat nuk po i bën ai por dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë
Postimi i plotë:
“Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!”
Por Basha ju pergjigj kryeministrit, duke shkruar se nëqoftëse ai do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19.
Basha në Twitter:
Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!