• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ukraina feston 31-vjetorin e pavarësisë, në Kiev ekspozohen tanket shkatërruara ruse

24/08/2022
in Botë
0
Ukraina feston 31-vjetorin e pavarësisë, në Kiev ekspozohen tanket shkatërruara ruse

Sot janë shënuar 31 vite që kur Ukraina shpalli pavarësinë dhe shkëputjen e plotë nga ish-Bashkimi Sovjetik, por për ukrainasit Dita e Pavarësisë do të jetë një ditë e zymtë pasi krerët e shtetit kanë paralajmëruar disa herë se Rusia mund të kryejë sulme me raketa, shkruan CNN.

Vitet e mëparshme kjo ditë është zhvilluar me festime dhe parada ushtarake, por sot gjashtë muaj që nga fillimi i luftës, këto ceremoni nuk do të kenë shkëlqimin e dikurshëm. Kreu i Administratës Ushtarake të Kievit, Gjenerali Mykola Zhyrnov, tha se festimet janë ndaluar në kryeqytet dhe qytete të tjera në mënyrë që forcat e sigurisë të mund të përgjigjen në mënyrë sa më efektive ndaj sulmeve të mundshme ruse. Në vend të një parade, automjete ushtarake ruse të shkatërruara, përfshirë tanke, u vendosën në Khreshchatyk, rruga kryesore e Kievit, si dëshmi e përpjekjes së dështuar të Moskës për të aneksuar kryeqytetin në javët e para të luftës. Në prag të Ditës së Pavarësisë, turma njerëzish u panë në Khreshchatyk, duke parë pamjet përmes një ekrani. Shumë prej të pranishmëve në shesh, të intervistuar nga CNN rrëfyen se kjo ditë nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm, pasi të afërmit e tyre ndodheshin në vijën e parë të rrezikut.

Gjithashtu, ata nuk pranuan të tregonin identitetin e plotë, pasi kjo përbënte rrezik për ta. Por një qytetare e quajtur Liubov tha se ajo u shfaq për të parë “paradën e hekurishteve” së bashku me djalin e saj 8-vjeçar, Illia.

Ndërsa Illia hipi në një mjet ushtarak rus, Liubov e përshkroi paradën si “simbolike”, duke thënë shumë njerëz në Kiev e kanë harruar luftën, kështu që unë mendoj se kjo është një mënyrë e mirë për ta kujtuar.

Bashkëshorti i saj, i cili po lufton në vijën e pare të frontit, i është lutur që të largohet nga kryeqyteti për në shtëpinë e tyre verore 50 kilometra larg, tha ajo. Por ajo ka refuzuar të largohet. Edhe nëse ka sulme masive me raketa në Kiev ditën e sotme, ne nuk do të largohemi, tha ajo.

“Nuk ndihem e entuziazmuar për Ditën e Pavarësisë, më tepër ndihem e trishtuar sepse e kuptoj se çfarë po ndodh, burri dhe vëllai im janë në vijën e parë”, shtoi ajo.

Duke mbajtur një flamur ukrainas, një tjetër qytetare tha për CNN se edhe ajo ka të afërm që luftojnë kundër Rusisë.

“Babai im është në vijën e pare të frontit, shumë nga të afërmit e mi po luftojnë gjithashut, kështu që kjo nuk është festë në vetvete.

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi të martën se Rusia mund të shtojë përpjekjet për të sulmuar, përfshirë sulmet me raketa.

Pas gjashtë muajsh konflikti që e kanë çuar ekonominë e Ukrainës në një krizë të thellë dhe kanë ndërprerë pothuajse çdo pjesë të jetës së përditshme, lodhja ishte e dukshme tek ata, raporton abcnews.al.

“Nuk ndihem entuziast për këtë festë”, tha një 29-vjeçar, duke shpjeguar se është i shqetësuar për sulmet ruse. “Urrejtja ime për rusët është rritur edhe më shumë”, tha Anna, 68 vjeçe.

Ajo e përshkroi presidentin rus, Vladimir Putin-in si të paparashikueshëm. “Ai thotë një gjë, bën diçka ndryshe dhe askush nuk  mund ta dijë se çfarë ka në të vërtetë ai në mendjen e tij”, tha ajo.

Tags: kievlufta ne ukrainepavaresia e ukraines
Previous Post

Vatra e zjarrit në Palasë të Vlorës ende aktive, nis ndërhyrja me helikopter

Next Post

Dyshohet se transportoi Ervis Martinajn, përfundon në pranga polici 28-vjeçar

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Dyshohet se transportoi Ervis Martinajn, përfundon në pranga polici 28-vjeçar

Dyshohet se transportoi Ervis Martinajn, përfundon në pranga polici 28-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.