Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se forcat ruse kanë rezerva municionesh dhe ushqimesh që do të zgjasin “jo më shumë se tre ditë”, shkruan BBC.
Gjatë 24 orëve të fundit, Forcat Ajrore të Ukrainës kanë goditur nëntë objektiva ajrore ruse – një avion, gjashtë mjete ajrore pa pilot (UAV) dhe dy helikopterë. Në Okhtyrka, një qytet i vogël në rajonin Sumy në Ukrainën qendrore, forca ukrainase zmbrapsën 300 ushtarakë rusë.
Forcat ukrainase shkatërruan 14 tanke, tetë automjete luftarake, tre sisteme artilerie dhe katër automjete të tjera.