Ukraina është zgjuar nga sulmet e Rusisë ditën e sotme, të cilat edhe pse priteshin prej ditësh, sërish kanë shkaktuar frikë dhe panik në vend.
Edhe pse Putin ka deklaruar se civilët nuk do të sulmohen, pasi sipas tij Rusia po vepron për vetëmbrojtje, sërish ai i ka kërkuar ushtarëve ukrainas që të dorëzojnë armët, ndërsa pushtimi ka nisur nga disa drejtime.
Deri tani, nga Ukraina raportohet për ushtarë të vrarë, ndërsa nëpër autostrada janë krijuar radhë të gjata me makina me civilë që kërkojnë t’i shpëtojnë luftës, duke u drejtuar nga qytetet perëndimore të vendit, pranë Polonisë dhe trupave të NATO-s.