UKRAINË- Ndërkohë që lufta vazhdon një grua e cila jetonte e vetme ka treguar se si raketat i kanë shkatërruar ballkonin e shtëpisë ku jetonte prej 33 vitesh. Sipas BBC, gruaja jetonte e vetme dhe ndër të tjera ajo ka treguar se si i ka parë raketat teksa hidheshin nga forcat ruse drejt qyteteve Ukrainase. Tani Tatyana tha se është zgjuar me alarmin për sulm ajror rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm dhe pa raketa që “fluturonin në qiell”.
“U largova nga dritarja dhe më pas, bum! Xhami i thyer më goditi shpinën. Unë u trondita! Luftën e kam parë vetëm në filma, e kam parë vetëm nga TV. Tani e kam përjetuar vetë,”-tha Tatyana.
Tatyana zbuloi për BBC se po planifikon të largohet përkohësisht nga banesa ku jeton prej 33 vitesh pasi është e rrezikshme. Ajo jetonte në një nga tre ndërtesat shumëkatëshe të dëmtuara nga bombardimet në Kiev këtë mëngjes. Në njërën prej tyre u vranë pesë persona.