Sipas MeteoAlb: Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika: vendi ynë edhe ditën e shtunë VIJON me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Përjashim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara sërisht vlerat minimale por ulen me të paktën 2 gradë vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 18°C mëngjesi deri në 38°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.