Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se ulja me 30% e testimeve për Covid është paradoksale. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë se nuk mund të justifikohet ulja e numrit të testimeve, ndërkohë që ende nuk ka një datë për fillimin e vaksinës.
Sipas tij, shifrat e ulëta të pozitivitetit kontrastojnë dukshëm dhe “çuditshëm” me vdekjet, qe sot janë 14.
Postimi i Petrit Vasilit
Paradoksi, ulen me 30% testimet per COVID!?
Ministria e Shëndetësisë brenda 4 ditësh i ka ulur testimet ne 818 me pak, pra nje ulje me 30%, nga 2745 ne 1927.
Sot personat e konstatuar pozitiv me COVID janë 461 ndërsa ata qe kane humbur jeten 14.
A i përgjigjen realitetit faktik këto shifra?
Shifrat e ulta te pozitivitetit kontrastojne dukshëm dhe “çuditshëm” me vdekjet, qe sot jane 14.
Si mund te pranohet qe ndërsa situata edhe për shkak te stinës shkon drejt rendimit testimet ulen ndjeshëm.
Kur nuk ka asnjë date se kur mund te filloje vaksinimi si mund te justifikohet ulja e testimeve si mase kyçe per diagnozën si dhe për vënien nen kontroll te situatës.
Përballimi i situatës kërkon seriozitet maksimal shkencor dhe rritje te parametrave te performances ku testimi është tregues prioritar absolut.
Çdo shpjegim qe priret nga nervozizmi propagandistik dhe është një lajm i keq për ndjekjen dhe përballimin e situatës.
Treguesit e uljes progresive te testimeve mund ti shihni ne foto marre nga Web i Ministrisë se Shëndetësisë.