Kukës- Ditën e sotme në aeroportin e Kukësit është kryer testimi i uljes së avionëve duke ulur avionin e parë shumë pranë pistës por pa prekur tokën duke qenë se punimet vijojnë ende.
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se jemi vetëm një muaji nga fluturimi i parë nga ky aeroport, duke theksuar se punët po ecin me ritme mjaft të shpejta.